Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rrahmani: Mbi 10 milionë euro u paguan nga buxheti për polisa sigurimi për automjetet e mërgimtarëve

NULL NULL
30.04.2026 09:31

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani ka deklaruar se mbi 10 milionë e 600 mijë euro janë paguar nga buxheti i Kosovës për polisa sigurimi për automjetet e mërgimtarëve.

Kështu ka njoftuar ish-deputeti i PDK-së përmes një postimi në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

I njëjti, edhe të mërkurën në emisionin “DPT te Fidani” pati deklaruar se 355 milionë euro janë ndarë kryesisht nga buxheti qendror për organizatat joqeveritare gjatë pesë viteve të fundit.

“Kam kërkuar të gjitha pagesat që janë bërë për organizatat joqeveritare që nga viti 2021-2026. Në kuadër të kësaj kërkese kam marr shumë material, sepse kam angazhuar shumë persona për t’i përpunuar për shkak se janë 355 milionë euro të ndara për OJQ-të nga të gjitha institucionet publike, për pesë vjet”, tha Rrahmani në Klan Kosova.

“355 milionë për OJQ-të nga buxheti i Kosovës”, Rrahmani me kritika për Qeverinë Kurti (VIDEO)

lajme të ngjashme