Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rrahmani beson që do të sigurojnë vend në Kuvend: Mbështetja i ka kaluar pritshmëritë (VIDEO)

NULL NULL
27.12.2024 18:47
Eman Rrahmani nga Lista për Familjen, flet në "DPT te Fidani". 27 dhjetor 2024.
Eman Rrahmani nga Lista për Familjen, flet në "DPT te Fidani". 27 dhjetor 2024.

Eman Rrahmani nga Lista për Familjen, po shprehet i bindur që koalicioni i tij do të arrijë të zë ulëse në Kuvend, pasi qytetarët më 9 shkurt të vendosin se kujt t’i besoj udhëheqja e kujt jo.

“Jemi duke u angazhuar, dhe duke punuar çdo ditë në terren, është një mbështetje masive. Nuk besoj që do të kemi pengesa për të qenë pjesë e Kuvendit. Natyrisht është kohë e gjatë, deri në ditën e zgjedhjeve të 9 shkurtit, kjo varet nga puna dhe sa ne arrijmë të kapitalizojmë këtë mbështetje”, deklaroi ai.

Deputeti me ideologji konservative, tutje në “DPT te Fidani”, tha se mbështetja që po e gjejnë te qytetarët i ka kaluar pritshmëritë e tij, përcjell Klankosova.tv.

“Për mua i ka kaluar pritshmëritë që unë i kam pasur si koalicion në mbështetjen të cilën po e gjejmë te njerëzit, dhe qytetarët. Për shkak se kjo është një kauzë e cila është brengë për secilin prind, familje në vendin tonë. Është dëshmuar që për katër vitet e kaluara ne i kemi qëndruar kësaj kauze, i kemi mbrojtur këto vlera”, u shpreh Rrahmani që më parë ishte pjesë e Vetëvendosjes.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.