Rrahje në një lokal në Istog, dy persona të lënduar NULL NULL 02.11.2025 21:11 02.11.2025 21:11 Foto: Istogu Sot Dy persona janë lënduar pas një rrahjeje që ka ndodhur në një lokal-kafene në qytetin e Istogut, të dielën. Për Klan Kosovën, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Fadil Gashi, ka pohuar se rreth orës 18:25 policia është njoftuar për një rrahje. “Në orën 19:00 u konstatua se ka dy persona të lënduar, të cilët po trajtohen në emergjencën e Istogut. Ata janë dërguar për trajtim mjekësor në Pejë”, ka thënë Gashi. Sipas tij, në vendin e ngjarjes janë ekipet kompetente të Policisë së Kosovës për të kuptuar shkaqet e rrahjes dhe për identifikimin e personave që duhet arrestuar. Gazetarja e Klan Kosovës, Altiana Zogaj, ka mësuar se personat e përfshirë në këtë incident janë me inicialet V.Q. dhe Sh.N. /Klankosova.tv