Rrahja në Skenderaj: Mehani e fajëson, Lushtaku e mohon (VIDEO) NULL NULL 14.05.2026 20:38 14.05.2026 20:38 Një përplasje fizike dyshohet se ka ndodhur sot ndërmjet kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku dhe kreut të Vetëvendosjes në këtë qytet, Hysni Mehani. Ky i fundit po thotë se u sulmua nga i pari, por që udhëheqësi komunal theksoi se nuk e preku me dorë. Megjithatë, për krejt lëndimet që i mori, kryetari i degës së Vetëvendosjes në Skenderaj, do të qëndrojë në spital. Për këtë çështje, televizoni ka biseduar edhe me zëdhënësin e Prokurorisë në Mitrovicë, Valon Preteni, i cili tha se prokurorja ka dalë në vendin e ngjarje për të intervistuar të dyshuarit dhe dëshmitarët.