Rrahja në Shtërpcë me pasojë vdekjen, dyshohet se erdhi pas një mosmarrëveshje NULL NULL 13.12.2023 10:23 13.12.2023 10:23 shiriti i policisë, fotoilustrim Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shtërpcë. Një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra nga rrahja. Viktima ishte sulmuar të premten e kaliuar, më datë 8 dhjetor, derisa ka ndërruar jetë të marten më 12 dhjetor, derisa ishte duke marrë trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe është dërguar në mbajtje. Ende nuk dihet arsyeja e kësaj mosmarrëveshje. Klankosova.tv ka mësuar se viktima dhe sulmuesi janë të nacionalitetit serb. Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me Prokurorinë e Ferizajt, për të marrë detaje lidhur me rastin, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka marrë përgjigje/ Klankosova.tv Shtërpcë: Një person vdes si pasojë e lëndimeve të marra nga rrahja