Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rrahja në Istog, arrestohen dhe dërgohen në mbajtje dy persona

NULL NULL
03.11.2025 09:33

Policia ka bërë të ditur se janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje dy të dyshuarit për rrahjen që ndodhi mbrëmë në një lokal në Istog.

Në njoftimin e policisë thuhet se viktima e rastit ёshtё dёrguar pёr tretman mjekёsor fillimisht nё QMF-në e Istogut, e mё pas nё Spitalin Rajonal nё Pejё, përcjell Klankosova.tv.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor Istog,  me datën 02.11.2025, rreth orës 18:50,  është informuar për njё rrahje e cila ka ndodhur nё njё lokal nё rrugёn ‘Nёna Tereze’ nё Istog”.

“Njësitë policore kanë reaguar me shpejtësi dhe janë përgjigjur menjëherë në vendin e ngjarjes. Si rezultat i veprimeve të shpejta, janё arrestuar dy persona tё dyshuar, ndёrsa viktima e rastit ёshtё dёrguar fillimisht nё QMF-Istog, e mё pas nё Spitalin Rajonal nё Pejё, pёr tretman mjekёsor. Tё dyshuarit, pas intervistimit me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, janё dёrguar nё mbajtje pёr 48  orё”, thuhet në njoftim.

Rrahje në një lokal në Istog, dy persona të lënduar

lajme të ngjashme