Rosberg, kampioni i ri i Formula 1 NULL NULL 27.11.2016 17:50 27.11.2016 17:50 Duheshin pritur metrat e fundit të garës në Abu Dabi për të zyrtarizuar kampionin e ri të botës dhe në një karvan shpërthyes të 4 makinave që ndaheshin shumë pak me njëra tjetrën, Formula 1 përfundoi sezonin me titullin në duart e Nico Rosberg. Favoriti i Mercedes ia doli të fitonte betejën psikologjike dhe ruajti diferencën me Lewis Hamilton në një ndalesë që mori përmasa dramatike në xhirot e fundit, ku një gabim mund të kushtonte shumë. Hamilton preu finishin nën valëvitjen e flamurit me kuadrate, por fituesi i vërtetë ishte shoku i tij i skuadrës, kampion bote për herë të parë dhe në një nivel me babanë e tij Keke, vite më parë. I nisur në Pole Position, Lewis e komplikoi disi garën në xhiron e 7 kur u fut në bokse, ndërsa e ndoqi më pas edhe lideri i renditjes Rosberg në të njëjtën situatë. Skenari i garës së Abu Dabit u komplikua me kalimin e kilometrave dhe hierarkia ndryshoi shpesh. Rosberg rrezikoi në një moment me sulmin në dëm të Verstappen dhe holandezi tregoi grintën e tij, por pa mundur të shmangte parakalimin e gjermanit. Me vendin e parë të Hamilton dhe të dytin po me Mercedes, Rosberg shpallej kampion bote, por në xhirot finale u krijua një grup prej 4 pilotësh, me Vettel dhe Verstappen që nuk pranonin verdiktin e pistës. Me një manovër cinike, Hamilton ngadalësoi për të ngjeshur edhe më shumë pilotët, por deri në finish gara nuk pati surpriza. Titulli i parë në duart e Rosberg që mbylli garën i dyti, ndërsa pas tij, podium i merituar për Vettel. Në bilancin përfundimtar, Nico mbyll kampionatin elektrizues me 385 pikë, 5 më shumë se Hamilton, njofton Top Channel. klankosova.tv