Rosberg i shpërthen goma me 306 km/h, shpëton mirë (VIDEO) NULL NULL 21.08.2015 22:32 21.08.2015 22:32 Nico Rosberg pësoi një aksident të frikshëm gjatë sesionit të dytë të provave të lira të Çmimit të Madh të Belgjikës. Kur duhej edhe gjysmë ore nga fundi i tyre, goma e pasme e Mercedesit të gjermanit shpërtheu, duke bërë që makina të rrotullohej rreth vetes, por fatmirësisht pa u përplasur me barrierat mbrojtëse të pistës. Në momentin e aksidentit, Rosberg ishte me 306 km/h, shkruan Top Channel. “Ndodhi papritur. Nuk është bukur të humbasësh kontrollin e makinës kur je me 306 km/h. Pata fat që nuk u përplasa me muret”, tha Rosberg. https://www.youtube.com/watch?v=N4QTep6NXnA