Ronaldo shënon, feston duke rënë në sexhde (FOTO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ronaldo shënon, feston duke rënë në sexhde (FOTO)

NULL NULL
23.05.2023 23:39
CR 7

Al Nassr ka shënuar fitore 2:3 si mysafir i ekipit Al Shaabab.

Golin e fitores e realizoi Cristiano Ronaldo, në minutin e 59-të duke mbajtur gjallë ëndrrën e ekipit për tu shpallur kampion.

Por, ajo se çka i habiti tifozët është mënyra e festimit të tij.

Janë bërë virale disa pamje ku portugezi shihet duke rënë në sexhde.

Ai u shty ta bënte këtë edhe pse nuk i takon besimit mysliman.

Fituesi i pesëfishtë i “Topit të artë” deri më tani ka arritur që t’i realizojë 14 gola.

Deri në fund të sezonit kanë mbetur edhe dy xhiro.

Vendin e parë e ka Al Ittihad, i cili ka tre pikë më shumë se skuadra e portugezit./ Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS