Ronaldo hyn në histori (VIDEO) NULL NULL 17.10.2015 19:05 17.10.2015 19:05 Me golin kundër Levantes, Cristiano Ronaldo është bërë shënuesi më i mirë i Realit i të gjitha kohërave. Me 324 gola portugezi e ka tejkaluar legjendarin Raul, njofton Klan Kosova. Ronaldo i ka shënuar 324 gola në 310 ndeshje, kurse në gjithë karrierën e tij (përfshirë edhe Sportingun dhe Manchester United), ai i ka shënuar 502 gola në 756 ndeshje. Për krahasim, Raulit iu kanë dashur 741 ndeshje për t’i shënuar 323 gola. “Kjo që ka bërë Ronaldo nuk mund të shpjegohet. Ky është një nivel i ri historik”, ka thënë Raul. Tabela e golashënuesve më të mirë të Realit: 1. Ronaldo 324 gola (310 ndeshje) 2. Raul 323 gola (741 ndeshje) 3. Alfredo Di Stefano 308 gola (396 ndeshje) 4. Carlos Santillana 290 gola (645 ndeshje) 5. Ferenc Puskas 242 gola (262 ndeshje) 6. Hugo Sanchez 208 gola (283 ndeshje) Këtu mund t’i shihni të gjithë golat e Ronaldos për Realin. https://www.youtube.com/watch?v=o8VeAC0_Hjo *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.