Ronaldinho do të luajë për Chapecoense NULL NULL 02.12.2016 10:18 02.12.2016 10:18 Dikur asi brazilian ka shprehur vullnetin për të veshur fanellën e kësaj skuadre, me synimin e rindërtimit të saj pas aksidentit tragjik të së hënës Legjenda braziliane, Ronaldinho, ka shprehur vullnetin për t’u rikthyer nga pensionimi në fanellën e Chapecoense, në përpjekje për të rindërtuar skuadrën, pas rrëzimit të avionit në të cilin ishte pjesa më e madhe e skuadrës. 71 persona vdiqën në aksidentin tragjik në Medellin të Kolumbisë, përfshirë edhe 19 lojtarë të skuadrës, transmeton Klan Kosova. Në përpjeke për të rindërtuar skuadrën, Ronaldinho dhe Juan Roman Riquelme kanë shprehur vullnetin për të veshur fanellën e kësaj skuadre. Agjenti dhe vëllai i Ronaldinho, Roberto Assis, ka konfirmuar se ish përfaqësuesi i Brazilit është i gatshëm për të dhënë ndihmën e tij, ndërsa sipas medieve ngjashëm synon të veprojë edhe Riquelme. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 01/07/2025