Rona Nishliu: Ti je i përjetshëm Bekë NULL NULL 30.07.2018 11:03 30.07.2018 11:03 Këngëtarja Rona Nishliu është prekur shumë nga vdekja e regjisorit të njohur kosovar, Bekim Lumi. Nishliu përmes një statusi në Facebook e ka kujtuar Lumin, të cilin edhe e ka njohur personalisht, me fjalët më emocionuese. “Nuk besoj që do t’më mjaftojë kujtimi për ty, por ikja jote nuk është e përjetshme. Ti je i përjetshëm Bekë”, ka shkruar Nishliu, njofton Klan Kosova. Statusi i plotë i Rona Nishliut: Mirëupafshim Bekë! Jam e lumtur që të njoha personalisht, qysh në fillimet e mia në gazetari, kur ti ishe magjiku i natës në Radio +. Fat që mësova dhe u inspirova nga ti. Ishte bukur me jetu në kohën tande. Vullneti, përkushtimi, përgjegjësia, puna kolosale janë thjesht rezultat i dashurisë tënde për artin. Nuk besoj që do t’më mjaftoj kujtimi për ty, por ikja jote nuk është e përjetshme, Ti je i përjetshëm Bekë. Të dua shumë <3 Ndryshe, videoklipi i këngës “Suus” me të cilën Rona Nishliu kishte marrë pjesë në Eurovizion ishte realizuar pikërisht nga Bekim Lumi. Regjisori i njohur kosovar Bekim Lumi ka ndërruar jetë mëngjesin e ditës së sotme. Ai që disa vite vuante nga sëmundja e kancerit.