Ron Perlman divorcohet nga gruaja NULL NULL 06.11.2019 20:30 06.11.2019 20:30 Ron Perlman po divorcohet nga gruaja e tij prej gati 40 vitesh, Opal Perlman, transmeton Klan Kosova. Aktori 69 vjeçar ka bërë kërkesë për prishjen e martesës dhe ai rendit datën e ndarjes së tyre në 10 maj 2019, sipas The Blast. Ka pasur thashetheme se Ron dhe Opal ishin në një martesë të hapur, por kjo nuk është konfirmuar dhe ata nuk kanë komentuar rreth ndarjes. Ata u martuan në shkurt 1981 dhe kanë dy fëmijë bashkë. Tani thuhet se Ron është në lidhje me Allison Dunbar.