Romët festojnë edicionin e katërt të kulturës rome, kërkojnë përkrahje NULL NULL 10.12.2015 23:50 10.12.2015 23:50 Në lidhje direkte në emisionin Ora e Fundit, për të folur rreth “Festivali Kultura Rome” që po mbahet në Fushë-Kosovë i ftuar ka qenë organizatori i festivalit Ridvan Gashi. Gashi ka folur rreth organizimit dhe problematikave të festivalit. “Kemi pasur mysafirë të shumtë kemi pritur më shumë pjesëmarrje të institucioneve tona por ato nuk kanë ardhur.” “Nuk e kemi pasur shumë të vështirë sepse kjo është kultura jonë. Kemi pasur financim modest nga komuna e Fushë-Kosovës dhe ambasadës amerikane ne kemi pritur që të vije ndihma nga Ministria e Kulturës, por kjo nuk ndodhi,” ka thënë Gashi, njofton Klan Kosova. Më tej Gashi ka shtuar se me anë të festivalit ata po shfaqin kulturën, jetën, brengat e tyre të ditë për ditshme dhe se kërkon më shumë përkrahje institucionale për komunitetin e tij. “Ditën e katërt do ta mbyllim festivalin në Fushë-Kosovë. Kemi filma që po shfaqen për komunitetin rom. Përmes filmave ne mundohemi të sjellim edhe kulturën edhe brengat tona edhe jetën tonë.” “Unë vijë prej një lagje ku jetojnë një numër i madh i komunitetit. Jemi 6000 persona në lagje, kurse punojnë vetëm pesë persona, është varfëri ekstreme. Kemi premtime për kushte dhe integrim, por kjo nuk po ndodhë e ku do të ndodhë nuk e dimë,” ka përfunduar Gashi, njofton Klan Kosova.