Roma po i “mpreh” dhëmbët për titull NULL NULL 09.11.2025 20:11 09.11.2025 20:11 Roma ka shënuar fitore prej 2-0 ndaj Udineses, duke marrë vendin e parë në tabelë pasi Milani dhe Napoli lëshuan pikë. Lorenzo Pellegrini kaloi kryeqytetasit në epërsi nga pika e bardhë në minutën e 42-të. Ndërkaq, për 2-0 shënoi Zeki Çelik në minutën e 61-të. Ata tashmë kanë grumbulluar 24 pikë në vendin e parë, por mund ta humbin këtë pozitë nëse Interi shënon fitore më vonë ndaj Lazios.