Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Roma më e mirë, por Milani merr pikë në Olimpico

NULL NULL
25.01.2026 22:57

Derbi i dytë i xhiros së 22-të në Serie A, nuk dha fitues.

Roma dhe Milan barazuan në Olimpico 1-1, me skuadrën vendase që meritoi shumë më tepër, sidomos në pjesën e parë e cila ishte e jashtëzakonshme për kryeqytetasit, por për të satën herë, portieri Mike Maignan, me pritjet e tij e shpëtoi Milanon pa pranuar gol.

Në pjesën e dytë gjërat ndryshyan, pasi Milano luajti më mirë, dhe kaloi në epërsi përmes qendëmbrojtësit Koni De Winter, i cili shënoi me kokë pas harkimit të Luka Modric.

Por, Roma nuk u ndal, dhe ia doli që me anë të penalltisë të shënonte golin e barazimit. Këtij qëllimi ia doli mesfushori Lorenzo Pellegrini, të cili ishte afër edhe kësaj radhë t’ia mbronte Maignan, që e lëxoi anën.

Gola më nuk kishte, dhe për Romën ishte ky barazimi i parë në këtë edicion.

Barazimit iu gëzua Interi që tash ka +5 nga Milano që mbetet në kuotën e 47 pikëve, Roma e treta me 43 pikë sa ka edhe Napoli, kurse Juventusi 42 pikë, vetëm dy më shumë se Como.

Në xhiron e ardhshme edhe Roma dhe Milan janë në udhëtim. Gilaorosët shkojnë te Udinese, kurse rosonerët te Bologna.

lajme të ngjashme