Rolling Stones me një koncert falas për herë të parë në Kubë NULL NULL 02.03.2016 10:36 02.03.2016 10:36 Grupi legjendar britanik i rokut “Rolling Stones” ka bërë të ditur se do të performojë në Kubë për herë të parë më 25 mars në një koncert, ku hyrja do të jetë falas, transmeton Klan Kosova. Rolling Stones do të performojnë në sallën e qytetit, kompleksin sportiv të ndërtuar në vitin 1957, në kryeqendrën kubaneze Havana, vetëm katër ditë pasi presidenti amerikan Barack Obama do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kubë. “Ne kemi bërë muzikë në shumë vende të veçanta gjatë karrierës sonë të gjatë, por ky koncert në Havanë do të jetë një moment historik për ne, shpresojmë edhe për fansat tanë në Kubë”, deklaroi grupi në një mesazh të publikuar në internet. Kjo ngjarje do të jetë disa ditë pas vizitës historike të presidentit amerikan, Barack Obama në Kubë, e parashikuar për më 21 dhe 22 mars.