Rolling Stones i uron Mick Jagger-it 80-vjetorin e lindjes NULL NULL 26.07.2023 23:43 26.07.2023 23:43 Vokalisti i Rolling Stones, Mick Jagger, feston ditëlindjen e 80-të. Shokët e grupit të Jagger-it, Keith Richards dhe Ronnie Wood e shënuan rastin të mërkurën duke i kushtuar kantautorit postime në rrjetet sociale. Richards, 79 vjeç, ndau një video në Twitter ku shihet duke luajtur piano dhe duke i dërguar urime Jagger-it. “Gëzuar ditëlindjen, Mick. Le të vazhdojmë t’i themi këtë njëri-tjetrit, Gëzuar 80-vjetorin!” shkroi ai. Happy Birthday, Mick. Long may we keep saying this to each other, Happy 80th! Love, Keith @MickJagger pic.twitter.com/g86Zy8wpZC — Keith Richards (@officialKeef) July 26, 2023 Wood ndau foto me Jagger-in gjatë gjithë viteve, duke shkruar: “Gëzuar ditëlindjen e 80-të @MickJagger!” Përveç kësaj, llogaria zyrtare e Rolling Stones në Twitter postoi një video përmbledhëse që shfaq pamje nga karriera e këngëtarit. It’s a special day today! Join us in wishing @mickjagger a very happy 80th birthday!! 🎉 🎉🎉 Keep on rockin’ Mick! 🎸🎤🎸 pic.twitter.com/DU7LOfy6Gs — The Rolling Stones (@RollingStones) July 26, 2023 “Është një ditë e veçantë sot! Bashkohuni me ne për t’i uruar @mickjagger-it ditëlindjen e 80-të!”, thuhet në postim. Jagger falënderoi miqtë dhe fansat për urimet në Instagram, duke shkruar: “Faleminderit shumë për të gjitha komentet tuaja të bukura dhe urimet e ditëlindjes!” Jagger bashkëthemeloi grupin muzikor Rolling Stones në fillim të viteve 1960. Grupi përfundoi turneun e tij të 60-vjetorit në gusht 2022.