Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rojtarët e pastrueset e Komunës së Mitrovicës së Veriut, që pesë muaj pa rroga (VIDEO)

NULL NULL
nga Haris Ademi 07.06.2023 20:32

Prej dhjetorit, punëtorët e sigurimit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, po punojnë pa asnjë cent. Ata janë minus pesë rroga për shkak se kompania e tyre “Panther Security” nuk është paguar nga pushteti lokal, ndërsa në prill edhe i ka skaduar kontrata.

Në nëntor të vitit të kaluar, kjo komunë veriore mbeti pa kryetar, pas dorëheqjes së Milan Radojeviq. Ndërsa tash kryetari i ri Erden Atiq, ende s’e ka rinovuar kontratën, por u ka kërkuar ta vazhdojnë rojen, njofton Klan Kosova.

Nga “Panther Security” e konfirmuan se kanë telashe me pagesa, ndërsa treguan se kanë kërkesë nga komuna që ta vazhdojnë punën, që objekti të mos lihet pa siguri. Pagesa s’kanë marrë as nga Zveçani, ani se tash rojtarët nuk dalin në punë, për shkak të tensioneve.

Pagesa që pesë muaj, nuk ka marrë as kompania e pastrimit, që këtu ka dy punëtore.

Kryetari Atiq iu përgjigj me shkrim Klanit, por pa dhënë detaje kur do të paguhet puna e teknikëve të komunës.

“Çështjet të cilat i ke ngritur janë probleme të trashëguara nga qeverisja e kaluar. Nga ardhja jonë në qeverisje jemi duke punuar në drejtim që çështjeve për të cilat keni pyetur”, tha ai.

Se kryetari mund të veprojë më shpejt, e thotë zëvendëskryesuesi i asamblesë, Skender Sadiku, që shpreh shqetësim për mirëqenien e këtyre punëtorëve.

Erden Atiq e ka marrë detyrën në krye të Mitrovicës së Veriut më 19 maj.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

lajme të ngjashme