Roja e hotelit shpëton vetëm me gërvishtje pas sulmit të ariut NULL NULL 27.10.2023 16:34 27.10.2023 16:34 Një roje sigurie shpëtoi vetëm me disa gërvishtje pasi një ari e sulmoi në një hotel luksoz. Kafsha kishte hyrë në kuzhinën e St Regis Aspen Resort me pesë yje në Aspen, Kolorado, kur punonjësi shkoi për të hetuar. Teksa ai ecte ngadalë drejt fundit të kuzhinës, ariu u hodh drejt tij dhe gërvishti rojën me putrat e tij. Burri iki duke u zvarritur nëpër dysheme, përpara se ariu të vraponte në drejtim të kundërt. Roja u dërgua në spital, por pësoi vetëm gërvishtje në shpinë dhe u lirua shpejt, tha Colorado Parks and Wildlife (CPW), raporton SKynews, transmeton Klan Kosova. Zyrtarët e kafshëve të egra thanë se ariu kishte hyrë në hotel përmes dyerve të shumta pranë oborrit.