Roja e burgut u bë prokuror kundër UÇK-së, pas raportimit të Klanit reagon OVL-UÇK NULL NULL 26.07.2025 20:43 26.07.2025 20:43 Organizata e Veteranëve të Luftës së bashku me kategoritë e dala nga lufta kanë reaguar pas lajmit të Klan Kosovës se Prokurori i Gjykatës Speciale, John Devaney, më parë ka qenë gardian në Qendrën e Paraburgimit në Sheveningen. Klan Kosova mëson se ish-presidenti Hashim Thaçi e ka pikasur atë burrë i ulur në sallën e paraburgimit dhe e ka alarmuar gjyqtarin Charles Smith i cili ka kërkuar të vazhdohet në seancë të mbyllur, e gjitha dita. OVL e UÇK-së tha se ky është një zhvillim skandaloz dhe e vendos në pikëpyetje serioze gjithë integritetin e procesit gjyqësor që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara. “Si është e mundur që një individ me histori direkte të kontaktit dhe mbikëqyrjes së të akuzuarve, të avancojë befas në pozitën e një prokurori? A është ky drejtësi apo një farsë e ndërtuar mbi urrejtje të kamufluar dhe urdhra të errët politik?”. “Ky veprim e zhvesh përfundimisht këtë proces nga çdo petk i paanshmërisë. Ai konfirmon dyshimet tona se procesi nuk është as i drejtë dhe as ligjor, por një ndjekje politike e organizuar ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në reagim, transmeton Klankosova.tv. Tutje, OVL e UÇK-së i bëri thirrje opinionit publik, shoqërisë civile dhe institucioneve ndërkombëtare që të mos heshtin përballë këtij skandali që rrezikon jo vetëm të drejtat e të akuzuarve, por edhe vetë themelet e drejtësisë ndërkombëtare. “Ky nuk është më vetëm një gjykim, kjo është një padrejtësi e montuar, e cila po përpiqet të rishkruajë historinë tonë të lavdishme të çlirimit”, thuhet tutje në reagim. Ekskluzive: Zbulohet se ZPS-ja e mori rojën e burgut, e bëri prokuror – alarmohet Thaçi