Roger Federer, gati për betejën e fundit (FOTO) NULL NULL 23.09.2022 22:14 23.09.2022 22:14 Tenisti Roger Federer do të luajë sonte përballjen e tij të fundit në karrierë. Ai, pak momente para fillimit të ndeshjes, ka shkruar në Twitter, duke thënë se këto momente i ka përjetuar mijëra herë, por këtë herë për të do të jetë më ndryshe, njofton Klankosova.tv. “Unë e kam bërë këtë mijëra herë, por këtë herë ndihem ndryshe. Faleminderit të gjithëve që do të vijnë sonte”, ka shkruar Federer. Laver Cup po mbahet në Londër në O2 Arena dhe paraqet Team Europe kundër Team World, që lufton për supremaci gjatë ngjarjes treditore. Ky është edicioni i pestë i Laver Cup, një turne i themeluar nga kompania e menaxhimit të Roger Federer dhe për shkak të formatit të përdorur në këtë turne ekipor, Nadal dhe Federer nuk duhet të luajnë një tjetër ndeshje dyshe edhe nëse fitojnë sonte. Federer, gjatë karrierës së tij mbresëlënëse, ka arritur të fitojë 20 Grand Slame, teksa ishte numri një i botës në tenis për 310 javë. I’ve done this thousands of times, but this one feels different. Thank you to everybody who’s coming tonight. pic.twitter.com/lmPWTNzjbn — Roger Federer (@rogerfederer) September 23, 2022