Rodri te Real Madridi? Ja kur vendoset e ardhmja e mesfushorit NULL NULL 05.03.2026 13:07 05.03.2026 13:07 Mesfushori i Manchester City, Rodri Hernandez, mund të vendosë për të ardhmen e tij brenda dy apo tre muajve të ardhshëm. Sipas raportimeve në mediat spanjolle, lojtari është duke shqyrtuar mundësinë e ndryshimit të klubit dhe Real Madrid mbetet opsion serioz. Madrilenët e shohin 29-vjeçarin si zëvendësues ideal në mesfushë pas largimeve të disa veteranëve. Vlera e kartonit të tij mund të jetë rreth 50 milionë euro, ndërsa kontrata me Cityn skadon në vitin 2027. Vendimi final pritet të merret menjëherë pas këtij sezoni./Klankosova.tv