Robin Thicke dhe e dashura e tij humbasin shtëpinë pas zjarrit në Kaliforni NULL NULL 11.11.2018 22:00 11.11.2018 22:00 Robin Thicke dhe e dashura April Love Geary kanë humbur shtëpinë e tyre në Malibu si pasojë e zjarreve në Kaliforni, transmeton Klan Kosova. Gary, 23-vjeçare hyri në Instagram për të postuar një foto ku shihet vetëm porta e tyre e përparme. ‘Shtëpia jonë iku’, shkroi modelja. Të dy Gearsy dhe Thicke, të cilët janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë së bashku, i kanë mbajtur të informuar fansat, pasi zjarret në Kaliforni po vazhdojnë. Të premten, artisti zbuloi se ai dhe familja e tij u detyruan të evakuoheshin. Geary dhe Thicke janë midis një numri të konsiderueshëm të të famshmëve që janë prekur nga zjarret, përfshirë Kim Kardashian, Martin Sheen dheCaitlyn Jenner.