Robin Krasniqi rikthehet në ring me 4 maj NULL NULL 26.03.2024 20:32 26.03.2024 20:32 Boksieri Robin Krasniqi ka bërë të ditur se lufta e tij e ardhshme do të jetë me 4 maj 2024. Krasniqi ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se kundërshtarin do ta njoftojë më vonë, përcjell Klankosova.tv. “Te dashur miq dhe shokë Ndeshja ime e radhes do te jete me 4 May 2024 Kundershtari do te shpallet me vonë”, shkroi Krasniqi. Përndryshe, Krasniqi preku majën e botës në vitin 2020, duke u kurorëzuar kampion bote për titujt IBO dhe WBA, duke përmbushur një ndër arritjet më të mëdha në karrierën e tij të pasur. Mbetet për t’u parë nëse boksieri nga Juniku do të rikthehet në nivelet e mëparshme.