Robin Krasniqi kishte presionin për t’u pensionuar (VIDEO) NULL NULL 01.01.2021 15:29 01.01.2021 15:29 Hyri në histori si shqiptari i parë me titull të botës në boksin profesionist. Por para kësaj, Robin Krasniqi ka zbuluar se ka pasur presione për t’u pensionuar. “Nëse kisha dëgjuar mendime të kota, ndoshta sot nuk do të isha kampion bote”, ka thënë Krasniqi. Madje, Krasniqi ka zbuluar se në mesin e atyre që i kanë bërë thirrje për ta lënë boksin, kanë qenë edhe familjarë. Robin Krasniqi, më 10-të tetor kishte mposhtur gjermanin Dominic Boesel, në meçin e vlefshëm për titull të përkohshëm të botës në versionin WBA, në kategorinë gjysmë të rëndë dhe në versionin IBO. klankosova.tv