Robert Plan e këndon Këngën e Imigrantit pas 24 vjetësh (VIDEO) NULL NULL 02.07.2019 12:44 02.07.2019 12:44 Vokalisti legjendar i Led Zeppelin, Robert Plant, e ka performuar këngën e këtij bendi, “Kënga e Imigrantit”, pas 24 vjetësh, në po të njëjtin festival. Ai e kishte kënduar për herë të fundit publikisht më 1996 në festivlin e Solstikut Sekret në kryeqytetin e Islandës, Rejkjavik – vend ky që e kishe inspiriuar krijimin e tekstit të këngës. Pasi e performoi këtë këngë, Plant falënderoi Islandën për inspirimin e kësaj kënge. “Falemnderit kulturës tuaj atëbotë për inspirimin”, ka thënë ai për audiencën islandeze. Për më tepër, bendi së fundi ka njoftuar për një dokumentar të ri që shënjon 50 vjetorin e bendit që ishte shpërbërë më 1980 pas vdekjes së John Bonham.