Rizvanolli viziton KEK-un: Furnizimi nga prodhimi vendor do të jetë në nivel gjatë dimrit NULL NULL 15.11.2023 14:45 15.11.2023 14:45 Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e ka vizituar Termocentralin Kosova B, ku u prit nga kryeshefi ekzekutiv, Përparim Gashi, kryesuesin e Bordit, Arton Ahmeti dhe menaxhmenti i KEK-ut. Rizvanolli u njoftuar për gjendjen aktuale të KEK-ut dhe proceset nëpër të cilat korporata po kalon, me theks për implementimin e projekteve kapitale, si ai i dilatimeve në kaldatë e njësive B1 dhe B2, por edhe për projektin e ndërrimit të zbarrave të gjeneratorit në njësinë B1. “Përveç projekteve kapitale, në dy njësitë e termocentralit Kosova B janë kryer edhe një sërë riparimesh të tjera, të cilat ishin planifikuar gjatë remonteve të rregullta vjetore të cilat kanë ndikuar në ngritjen e sigurisë se operimit”. “Në vijim, z. Kabashi ka njoftuar ministren Rizvanolli se remontet dhe revizionet e rregullta vjetore janë realizuar me sukses edhe në njësitë A3 dhe A5 të termocentralit Kosova A, ndërsa në njësinë A4 është duke u realizuar remonti i rregullt vjetor konform dinamikës së planifikuar dhe pritet të rikthehet në operim në fillim të muajit dhjetor”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv Tutje, Rizvanolli u njoftua se edhe divizioni i prodhimit të qymyrit ka siguruar rezerva të mjaftueshme të lëndës së parë. “Prandaj, duke u bazuar në të gjitha përgatitjet e bëra në tri divizionet e prodhimit, nuk ka mëdyshje që furnizimi nga prodhimi vendor do të jetë në nivel edhe gjatë sezonit dimëror”, thuhet në njoftim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ekonomi Paratë e falsifikuara, BQK del me udhëzime, thotë se 2-euroshja origjinal s’mund të refuzohet 01/12/2023