Rizvanolli nuk mohon reduktimet, kërkon debat shoqëror se si të paguhet rryma (VIDEO) NULL NULL nga Haris Ademi 20.09.2022 20:38 nga Haris Ademi 20.09.2022 20:38 Dimri që po vjen do të jetë më i rëndë se ai i kaluari, sa i përket furnizimit me rrymë. Për këtë është e vetëdijshme ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, që në një formë e pranon, por nuk do ta thotë direkt se do të ketë reduktime. “Dimri do të jetë i vështirë, jo vetëm për ne, por edhe vendet më të pasura se ne, Zvicra, Gjermania, Britania, janë të gatshëm për reduktime”, shprehet Rizvanolli, njofton Klan Kosova. Pas vizitës së ministres në Korporatën Energjetike të Kosovës, të martën, u bë me dije se aktualisht nuk ka nevojë për import. Pas rikthimit të bllokut A3, kapaciteti prodhues është 635 megavatë. Por importi është i pashmangshëm në muajt në vazhdim, andaj Rizvanolli e kërkon një debat të gjerë në shoqëri, për dy skenarë që domosdo i prekin qytetarët. “Cili është çmimi që jemi të gatshëm ta paguajmë si shoqëri? Sepse nëse nuk e paguan konsumatori në faturë, e paguan taksapaguesi përmes buxhetit të shtetit”, e nis kështu debatin Rizvanolli. Për ta lehtësuar krizën me rrymë, qeveria po kërkon të respektohen këshillat e kursimit. Ndërsa me vendim do ta ndërpresë eksportin e peletit. Por KEK-u do të shesë qymyr, kur të përfundojë faza tenderuese për këtë. “30 euro një ton, 100 mijë tonë, 3 milionë euro fiton KEK”, shpjegon Skender Haziri, kryetar i bordit në KEK. Gjatë dimrit, KEK pret të prodhojë rreth 800 megavatë rrymë, por që zakonisht është 500 megavatë më pak sa kërkesa për konsum.