Rizvanolli ia huq, e prezanton gabimisht një profesor të ekonomisë si nobelist me Kurtin në Davos (VIDEO) NULL NULL 23.01.2025 10:34 23.01.2025 10:34 Foto nga arkivi: Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka postuar një fotografi ku njoftonte për pjesëmarrjen e ekonomistit Ricardo Hausmann në një panel ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Albin Kurti. Në përshkrimin e saj, Rizvanolli e ka prezantuar Hausmannin si nobelist të ekonomisë, njofton Klankosova.tv. “Kënaqësi të kemi Nobelistin e Ekonomisë, Prof. Ricardo Hausmann, në bashkëbisedim me KM Albin Kurti, në Shtëpinë e Kosovës ‘House of Kosova’ në Davos”, ka shkruar ajo, në Facebook. Postimi i parë i saj në Facebook Por, ky përshkrim nuk ishte i saktë, pasi Hausmann nuk është fitues i Çmimit Nobel në ekonomi, siç u pretendua, por është profesor në Harvard Kennedy School. Natyrshëm, kur e kuptoi ministrja, postimi i saj u përmirësua, si në vijim: Për detajet, ndiqeni videon e mëposhtme: