Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rivers krahason Jordanin dhe Jamesin

NULL NULL
nga Emanuell Syla 17.01.2023 14:42

Trajneri i njohur i basketbollit Doc Rivers ka lëshuar një deklaratë bombastike, duke bërë krahasim për dy nga basketbollistët më të mirë në këtë sport, për Michael Jordan dhe LeBron James.

“Mendoj që Michael Jordan është më i madhi i të gjitha kohërave, por Lebron James ka pasur karrierën më të mirë”, ka thënë Rivers.

Aktualisht Rivers është trajner te Philadelphia 76ers.

Debati se kush është më i miri është hapur sidomos pasi LeBron James ka arritur shifrën prej 38.000 pikëve të shënuara në NBA gjatë karrierës, ndërsa do ta kaloj edhe Kareem Abdul-Jabbar që vetëm edhe pak ditë do të mund të jetë në krye të listës si koshashënuesi më i mirë.

lajme të ngjashme