Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rivarrimi i dëshmorit Gjocaj, Ramosaj: Sakrifica e tij është themeli i lirisë

NULL NULL
21.02.2026 16:17

Sot, në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Baballoq është zhvilluar ceremonia rivarrimit të Dëshmorit të Kombit, Agron (Sadri) Gjocaj.

Në ceremoni ishte i pranishëm edhe kryetari Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

“Agroni ishte ndër luftëtarët e përkushtuar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjithmonë në vijën e parë të frontit në Zonën e Dukagjinit. I rritur në frymë të lartë atdhetare, ai bashkë me familjarët e tij iu përgjigj thirrjes së atdheut, duke dhënë kontribut të çmuar në luftën për liri, deri në rënien e tij heroike më 18 gusht 1998, te trekufiri”.

“Sakrifica e tij dhe e të gjithë dëshmorëve është themeli mbi të cilin qëndron liria jonë. Sot, ai prehet pranë bashkëluftëtarëve të tij, në vendin e nderit që i takon.

Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit! “,  shkroi ai në një postim në Facebook, transmeton Klankosova.tv

 

lajme të ngjashme