Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rita Ora sjell pranverën në stil – koleksioni i ri për Primark magjeps me nuanca të lehta dhe elegancë 

NULL NULL
11.03.2025 14:43

Këngëtarja kosovare, me famë botërore, ka prezantuar koleksionin e saj më të ri në bashkëpunim me Primark, duke sjellë një stil të freskët dhe pranveror.

Koleksioni i saj i fundit fokusohet në ngjyra neutrale dhe nuanca të lehta blu, duke reflektuar ardhjen e ditëve me diell.

Për një stil më veror, Rita ka zgjedhur një bluzë të bardhë të kombinuar me një fund të fryrë dhe një rrip me unazë të artë, si dhe një fustan të ngushtë krem me dantellë pa mëngë, njofton Dailymail, transmeton  Klankosova.tv.

Koleksioni i ri i Rita Orës për Primark premton të sjellë elegancë dhe rehati për sezonin pranveror, duke u bërë një zgjedhje ideale për adhuruesit e modës.

 

 

 

 

lajme të ngjashme