Rita Ora dhe Taika Waititi ecin krah për krah në tapetin e kuq NULL NULL 03.08.2021 12:33 03.08.2021 12:33 Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora dhe aktori Taika Waititi ecën në tapetin e kuq si çift në premierën e The Suicide Squad. Këngëtarja kishte veshur një fustan me ngjyrë të bardhë dhe kishte vendosur një palë vathë diamanti. Taika kishte veshur një kostum gri dhe këpucë ngjyrë të zezë, raporton Daily Mail, transmeton Klankosova.tv. Duke ecur së bashku në tapetin e kuq ata shikuan njëri -tjetrin me shumë dashuri. Dyshja së pari ndezën thashethemet e romancës në muajin prill pasi Rita ndau një fotografi. Waititi ka qenë i martuar më parë me Chelsea Winstanley dhe ka dy vajza. Rita ishte në një lidhje me regjisorin Romain Gavras, transmeton klankosova.tv.