Rio de Janeiro bëhet gati për lojërat olimpike (Video) NULL NULL 29.07.2016 12:52 29.07.2016 12:52 Kur kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri tek ceremonia e hapjes së lojërave olimpike, Rio de Janeiro u përfshi nga fishekzjarre që po dilnin nga stadiumi Maracana, ku po bëheshin provat e fundit. Detajet e ceremonisë së pesë gushtit janë ende shumë të paqarta, por vullnetarja dhe studentja e artit – Camila Almeida, ka thënë se përgatitjet po shkojnë në rregull. Por fryma e festimit ishte zbehur në zonën përreth, pasi një banor lokal ishte grabitur nën kërcënimin e thikës nga tre djem të rinj. Dëshmitarët raportuan se policisë i është dashur një orë e plotë për të arritur në vendin kur kishte ndodhur grabitja në mes të stadiumit Maracana dhe stacionit të metrosë, pavarësisht dislokimit më të madh ndonjëherë të vendit në personelin e sigurimit për përiudhën e Lojërave Olimpike. Bëhet e ditur se 85 mijë anëtarë të forcave të armatosura, ushtrisë, policia civile dhe federale u angazhuan për të siguruar sigurinë dhe rendin gjatë mbajtjes së lojërave olimpike.