Rinumërimi i votave: S’preket renditja e partive, e kandidatëve po (VIDEO) NULL NULL 14.01.2026 20:23 14.01.2026 20:23 Shumë fletëvotime do të kalojnë për herë të dytë nëpër duart e numëruesve. Kjo për shkak se KQZ-ja dje mori vendim për rinumërimin e 914 vendvotime. Vendimi ishte i domosdoshëm pasi nga 33 vendvotime rastësore që u verifikuan u gjetën parregullsi në votat e kandidatëve. Veç nga dy kuti, një kandidati të PDK-së doli se iu shtuan në Qendrën Komunale të Numërimit 107 vota të paqena, duke iu marrë vota Bedri Hamzës, Uran Ismailit e Vlora Çitakut. Gjithçka rreth këtij procesi e gjeni në videon më poshtë: