Rinumërimi i votave në proces: VV e para, AAK e dyta NULL NULL 13.01.2026 23:50 13.01.2026 23:50 Procesi i rinumërimit të votave në 914 vendvotime nga gjithsej 2,557, ka nisur të martën rreth orës 18:00. Ky proces nisi pas një vendimi të marrë nga KQZ. Ndërkaq, nga numërimi i deritanishëm, shihet se Lëvizja Vetëvendosje prin me 43.27% apo 2,142 vota, kur janë numëruar 18 nga 23 vendvotime. Pas saj është AAK-ja me 31.90% apo 1,579 vota, kurse e treta është LDK me 13.13% apo 650 vota. PDK është e radhës me 7.84% apo 388 vota. KQZ njoftoi gjatë ditës së sotme se në 10 komuna do të rinumërohen 100% e vendvotimeve, e ato janë: Dragashi, Kaçaniku, Leposaviqi, Prizreni, Skënderaj, Shtimja, Ferizaj, Vushtrria, Mamusha dhe Ranillugu. Ndërkaq, në 28 komuna të tjera do të rinumërohen 10% e vendvotimeve, përfshirë Prishtinën, Pejën, Gjakovën, Gjilanin, Mitrovicën (Jug dhe Veri), Podujevën, Suharekën, Ferizajn, dhe të tjera. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një konferencë për media, tha se ky proces mund të zgjasë deri në 2 javë. /Klankosova.tv