Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rinumërimi deri tash: Kurtit i hiqen 176, Abdixhiku -12, Hamza fiton 51 shtesë, Haradinaj +1 votë

NULL NULL
20.01.2026 13:45

Skandali me votat e kandidatëve për deputetë e çoi vendin në rinumërim të plotë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u detyra të marrë këtë vendim për verifikim të tërësishëm të të gjitha votave në vendvotimet e rregullta.

Mospërputhje serioze nuk ka te top 5-shet e secilës parti, raporton Klankosova.tv

Deri tani, janë numëruar mbi 700 vendvotime, që i përkasin vendimit të parë të KQZ-së, për të vazhduar me 100% verifikim, në 2 mijë e 557 sosh.

Te LVV-ja, liderit Albin Kurti iu hoqën 176 vota, ndërsa Glauk Konjufcës, Hekuran Muratit, Albulena Haxhiut dhe Donika Gërvallës iu shtuan nga 22-130 vota.

Edhe te PDK-ja pati plus vota në kandidatët më të votuar.

I pari i partisë, Bedri Hamza, deri më tash ka 51 vota më shumë, ndërsa Arian Tahiri, Përparim Gruda, Uran Ismaili e Sala Jashari kanë qindra vota shtesë.

Ndryshime ka edhe te Lidhja Demokratike e Kosovës, por jo fort të mëdha, transmeton Klankosova.tv

Kryetari Lumir Abdixhiku ka minus 12 vota, më pak ka edhe Avdullah Hoti, ndërsa Hykmete Bajrami, Ukë Rugova dhe Doarsa Kica – Xhelili, kanë më shumë vota nga rinumërimi.

Edhe te partia e Ramush Haradinajt ka pak lëvizje.

Kreu i AAK-së deri tani ka 1 votë më shumë, ndërsa Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Time Kadrijaj kanë dhjetëra më shumë – veç Bekë Berishës që aktualisht ka dy më pak./Klankosova.tv

 

lajme të ngjashme