Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rinia e PDK-së hap ekspozitë për luftën

NULL NULL
25.02.2016 12:37

Rinia Demokratike e PDK-së ka organizuar një ekspozitë të hapur në sheshin ‘’Zahir Pajaziti’’ në kryeqytet.

Ekspozita përmban fotografi të rrugëtimit para, përgjatë dhe pas luftës së fundit në Kosovë e deri tek momentet e aktit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, njofton Klan Kosova.

Për këtë ekspozitë foli edhe Kryetarja e Rinisë së PDK-së, Shpresa Rama, e cila tha se përmes këtyre fotografive do t’ja kujtojnë qytetarëve kontributin që Amerika dha për një Kosovë të pavarur.

Nga ana tjetër edhe qytetarët u ndanë tejet të kënaqur me këtë ekspozitë madje aty vizitorët patën mundësin të shkruajnë emrin e tyre edhe në librin e përshtypjeve, njofton Klan Kosova.

lajme të ngjashme