Ringo Starr zgjedh mes Beatles dhe Bieber NULL NULL 13.04.2017 10:33 13.04.2017 10:33 Bateristi i grupit legjendar The Beatles, Ringo Starr, i është përgjigjur pyetjes se a janë më të mëdhenj The Beatles apo Justin Bieber, duke thënë se bendi i tij janë padyshim më të mëdhenjt. I ndalur nga TMZ, pas darkimit me ish-kitaristin e Eagles, Joe Walsh, të martën e 11 prillit ai u pyet nga gazetari se kush do ta bënte hapjen e koncertit nëse “Beatles dhe Justin Bieber do të shkonin në turne bashkë në kulmin e tyre të karrierës”. Ringo tha se Bieber do ta hapte, duke nënkuptuar se Beatles janë akti kryesor mes këtyre dyve. Megjithatë, ai shtoi se ata e duan Justin Bieber.