Rikthehet në operim njësia B2 e KEK-ut NULL NULL 20.01.2026 22:53 20.01.2026 22:53 Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se Njësia B2 ka përfunduar me sukses sanimet dhe ekzaminimet e pajisjeve kryesore, sipas planit dhe dinamikës së parashikuar. Sipas njoftimit për media, njësia është startuar me sukses dhe sinkronizuar me rrjetin rreth orës 20:26, “duke garantuar vazhdimësinë e prodhimit dhe stabilitetin e sistemit elektroenergjetik”. “Ky rezultat dëshmon përkushtimin e KEK sh.a. për operim të sigurt, efikas dhe të qëndrueshëm të kapaciteteve prodhuese, si dhe aftësinë e ekipeve teknike dhe menaxhuese për të kryer ndërhyrje preventive dhe riparime të domosdoshme në kohë optimale”, ka thënë KEK-u. Kompania ka falënderuar stafin teknik dhe punonjësit për profesionalizmin, përkushtimin dhe punën e palodhur, të cilët thotë se mundësuan rifillimin e operimit të Njësisë B2 pa vonesa dhe në përputhje me standardet më të larta operacionale. /Klankosova.tv