Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rikthehet koronavirusi në Mal të Zi

NULL NULL
14.06.2020 21:39

Në Mal të Zi është regjistruar rasti i parë me Covid-19 pas 2 qershorit kur ishte shpallur fundi i epidemisë.

Bëhet fjalë për një rast të importuar dhe një person që është në vetizolim, njoftoi sot Instituti i Shëndetit Publik të Malit të Zi, shkruan Kosova Press, transmeton Klan Kosova.

Mali i Zi shpalli përfundimin e epidemisë së koronavirusit më 2 qershor, pasi nuk kishte raste të regjistruara për 28 ditët e mëparshme.

Në deklaratë thuhet se bëhet fjalë për një person që kishte qëndruar në Bosnje dhe Hercegovinë javën e kaluar, ndërsa të dhënat e para tregojnë se numri i kontakteve të personit të infektuar është “minimal”.

klankosova.tv

 

lajme të ngjashme