Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rihapet tuneli i Llogorasë, pa pagesë deri në 15 shtator

NULL NULL
23.05.2025 16:22

Tuneli i Llogorasë do të rihapet këtë të shtunë, duke shkurtuar rrugën drejt jugut të Shqipërisë përgjatë sezonit veror.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës në Shqipëri, njoftoi se hyrja në tunel do të jetë pa pagesë deri në 15 shtator.

“Duke nisur nga nesër, 24 maj, hapet për qarkullimin e automjeteve tuneli i Llogarasë. Vepra që shkurton distancën drejt bregdetit të jugut dhe që i shërben sezonit turistik. Pa pagesë deri më 15 shtator. Ndalohet kalimi vetëm për mjetet e tonazhit të rëndë“, ka thënë Balluku.

Me një gjatësi prej 5.9 kilometrash, ky tunel shkurton ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt bregdetit të jugut, distanca nga Dukati në Palasë që deri dje bëhej për 30 minuta, tani qytetarët do ta përshkojnë atë në vetëm 7 minuta.

Tuneli i Llogorasë përbëhet nga dy tunele, tuneli kryesor dhe ai i emergjencës. Si tuneli kryesor, ashtu edhe ai i emergjencës, kanë 11 tunele lidhëse me njëri-tjetrin në gjithë gjatësinë e tyre. Tuneli i Llogorasë ka një shpejtësi rreth 80 km në orë. /Tch

lajme të ngjashme