Rihapet për trafik Ura e Krimesë NULL NULL 03.06.2025 17:45 03.06.2025 17:45 Ura e Kerçit të Krimesë është rihapur, sipas kanalit zyrtar të Telegramit që ndan përditësime operative rreth urës. Siç shkruan BBC, “Trafiku në Urën e Krimesë ka rifilluar.” Në një përditësim të mëtejshëm, bëhet e ditur se ka afërsisht 400 makina që presin të kalojnë urën drejt Tamanit – fshatit të parë rus përtej Ngushticës së Kerçit. Për momentin nuk kemi konfirmim nëse ura me shumë korsi është rihapur plotësisht, ose nëse ka kufizime në trafik. /Klankosova.tv