Rihanna në Paris me stil të thjeshtë, por komode NULL NULL 01.05.2026 08:29 01.05.2026 08:29 Këngëtarja Rihanna u pa të enjten në mbrëmje në restorantin Siena në Paris e veshur thjeshtë, me bluzë me kapuç nga koleksioni i saj online, xhinse të errëta dhe çizme të zeza. Ajo kompletoi pamjen me një çantë dore që përputhej me aksesorët. Ylli 38-vjeçar ndodhet në qytet për evente të modës dhe për promovimin e markës Fenty Beauty. Siena duket të jetë një nga vendet e saj të preferuara, pasi ajo ka darkuar aty edhe më parë me partnerin A$AP Rocky. /Klankosova.tv