Rihanna dhuron pesë milionë dollarë për të luftuar koronavirusin NULL NULL 22.03.2020 11:32 22.03.2020 11:32 Mandatory Credit: Photo by John Photography/Shutterstock (10412504fo) Rihanna 5th Annual Clara Lionel Foundation Diamond Ball, Arrivals, Cipriani Wall Street, New York, USA - 12 Sep 2019 Këngëtarja me famë ndërkombëtarë, Rihanna, ka dhuruar plotë pesë milionë dollarë në përpjekjet për lehtësimin e koronavirusit përmes fondacionit të saj, Clara Lionel (CLF). Nëpërmjet një postimi në Twitter, fonadacioni bëri të ditur kontributin e dhënë, njofton Klan Kosova. “Ne i jemi përgjigjur COVID-19 duke ndarë pesë milionë dollarë në @PIH @DirectRelief @FeedingAmerica @rescueorg @WHO & #Barbados për të përgatitur vendet/ veshje mbrojtëse, pajisje mjekësore, ushqim nëpër rajone të shumta. #CLF #HealthcareHeroes”, thuhet në njoftim. Këngëtarja themeloi organizatën jofitimprurëse në vitin 2012 për nder të gjyshërve të saj, Clara dhe Lionel Braithwaite. Qëllimi i saj është të mbështesë dhe financojë ‘programe themelore dhe efektive të arsimit, shëndetit dhe reagimit ndaj urgjencave në të gjithë botën’. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.