Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rifillon aplikimi i implanteve dentare në QKSUK

NULL NULL
30.03.2024 13:17
Shërbimi dentar në Kosovë

Pas një periudhe të gjatë të mungesës së trajtimit stomatologjik me implante, nga dje ka rifilluar aplikimi i terapisë me implante për pacientët që kanë indikacion rehabilitimin kirurgjik dhe protetikor të padhëmbësisë.

Kështu bëri të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës,  njofton Klankosova.tv.

“Trajtimi i filluar me vendosjen e implanteve në Klinikën e Kirurgjisë Orale do të vazhdojë me rehabilitimin protetikor në Klinikën e Protetikës Stomatologjike të QKSUK-së”, ka njoftuar ShSKUK-ja.

Kjo shënon një arritje të re në ofrimin e shërbimeve më të avancuara që kanë munguar në sistemin publik shëndetësor.

 

lajme të ngjashme