Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ridënimi për ish-mësuesin: Për puthjen ndaj nxënëses do të rrijë në burg mbi 3 vjet, jo 15 (VIDEO)

NULL NULL
16.07.2025 20:30

Akti është i njëjtë, por jo më edhe cilësimi, e as dënimi për të.

Ndëshkimi për puthjen që tashmë ish-mësimdhënësi i pati dhënë nxënëses së mitur në një shkollë në Deçan, nga 15 vjet e 6 muaj, u rrëzua në 3 vjet e gjysmë, raporton Klan Kosova.

Madje Apeli, ndryshe nga Gjykata Themelore në Pejë, këtë veprim të Valentin Selmanajt, nuk e njeh as si sulm seksual.

Anise pjesa më e madhe e dënimit ju hoq, mbrojtja e ish-mësimdhënësit as tash s’janë të kënaqur, e rasti ka kaluar në duart e Gjykatës Supreme.

Kjo me gjithë dëshminë e krejt aktit që është në video tashmë publike, por të cilën e konteston avokati i Selmanajt.

Poshtë ka rënë edhe dënimi plotësues për ndalimin e ushtrimit të profesionit përjetësisht, derisa i dënuari është në vuajtje të dënimit. Në deklarimet që qenë të përfshira në aktakuzën e Prokurorisë në Pejë, e mitura theksohet se qe deklaruar se mësimdhënësi e kishte puthur pa pëlqimin e saj. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme