Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ribëhet vigu i vjetër 60 vjeç (VIDEO)

NULL NULL
nga Haris Ademi 03.10.2022 20:24

Komuna e Vushtrrisë është duke e ndërtuar një urë për këmbësorë në Novolan, skaj vigut 60 vjeçar i cili, sipas banorëve, po shfaq rrezik për ata që duan ta kalojnë lumin Silnica.

Banorët e fshatit kanë provuar ta ndreqin të vjetrin, por në mungesë të buxhetit nuk kanë arritur të bëjnë ndërhyrje vetanake. Prandaj po e mirëpresin investimin komunal.

Sipas kryetarit Ferit Idrizi, ky dhe vigu i ngjashëm në Stanoc të Epërm, i afron banorët e zonës me qendrën e qytetit. Dy projektet pritet të kushtojnë rreth 39 mijë euro.

Për ruajtje të memories kolektive, i ashtuquajturi “Vigu i Novolanit” nuk do të shkatërrohet, derisa pas 3 vjetëve në plan është që ura e re të zgjerohet edhe për qarkullim të veturave.

lajme të ngjashme