Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ribashkimi i One Direction është ‘i pashmangshëm’

NULL NULL
05.05.2019 14:00

Louis Tomlinson ka thënë se ribashkimi i One Direction, është i pashmangshëm.

Grupi i suksesshëm i djemve, u nda në vitin 2016, por ish anëtarët kanë thënë vazhdimisht se do të ribashkohen një ditë, transmeton Klan Kosova.

“Unë mendoj se do të ndodhë”, tha Louis për ITN.

“Mendoj se është e pashmangshme. Kur? Kjo është diçka që asnjëri prej nesh nuk e dimë përgjigjen në këtë moment”.

Ai më tej pranoi se është e rëndësishme që djemtë të përmbushin atë që duan si solo artistë, para se të ribashkohen.

“Ajo që ka rëndësi është se kur të kthehemi së bashku, të gjithë të jemi në të njëjtën faqe, individualisht”.

lajme të ngjashme